Koalicioni me VMRO-në e shkatërroi ASH-në e Selës

Nga ” lufta” e zjarrtë kundër regjimit të dikurshëm të VMRO-së, në tentimin për kthimin e saj dhe e gjithë kjo përmes një koalicioni shqiptarë si ASH dhe AAA që ditën flasin për nacionalizëm dhe natën koketojnë me nacionalistët e palës tjetër.Kjo pati shumë impakt te elektorati shqiptarë opozitarë sepse nuk prisnin koalicione të tilla të destinuara të dështojnë që në fillim.Në fakt VMRO ia doli paqtë , të paktën në rrethin e parë duke shpëtuar lideri i saj karierën politike , por u fundos koalicioni shqiptarë nga dyshja e papërgjegjshme politike Sela-Taravari, një betejë e papërfunduar gjithësesi mes tyre që do fillojë menjëherë pas 31 tetorit kur do kërkohet edhe llogari nga një distatë thellësisht e madhe shkruan TetovaSot.
Ortakëria me VMRO-së pati koston e saj ndërsa votuesi u tregoi krerëve të opozitës se nuk mund të bëjnë çdo gjë kokë më vete dhe të vendosin poashtu vetëm për teket e tyre personalo-politike.
BDI edhe kësaj rradhe i mposhti me një numër të madh votash diferencë duke ua thelluar edhe krizën përbrenda .Situata tashmë në ASH është drejt vlimit dhe kombinatorikat e raundit të dytë janë vetëm një tentim për të shpëtuar sekretarin e partisë që ta mbajë një mandat tjetër në Gostivar ndonëse në rrethin e parë në dukje ka një fitore të lehtë por me gjithë ato parti me vete dhe votat e VMRO-së, kundër një kandidati të vetëm si Bejta mbetet një ankth që vazhdon dhe asgjë tashmë nuk është e sigurtë atje në qytetin ku Taravari e quan bastion të tij.Përmbysja është më shumë se e mundshme atje.
Por dështimi i ASH-së përkundër deklaratave të Ziadin Selës se do ti merrnin gjithë komunat kudo, doli të jetë një eufori sepse ASH nuk fitoi asnjë Komunë në rrethin e parë .Por i gjithë ky dështim ka një emërues të përbashkët dhe kjo është koalicioni me partinë nacionaliste maqedonase VMRO-në që përmes ASH-së realizoi skenarin e vet .Ata kishin nevojë për një parti shqiptare ka kenë afër sa për të treguar ” marrëdhëniet e shkëlqyera ndëretnike” ndërsa fushatën e bënë me thirrje antishqiptare, me himne dhe çdo element tjetër etnik maqedonas përcjellë TetovaSot.
Ky koalicion i tillë u pa se është i papranueshëm për shqiptarët dhe elektoratin opozitarë por ishte i pranueshëm vetëm për politikanët që e drejtojnë opozitën për të shpëtuar politikisht .Kjo rënie drastike e votave të opozitës e tregoi të gjithën.
Koalicioni me VMRO-në vetëm e shpëtoi Taravarin nga humbja ndërsa Struga e dënoi sërish Selën me votë duke ia treguar se sërish ka gabuar me koalicionin me VMRO
Këto zgjedhje edhe njëherë zbuluan taktikat e fshehta të pazareve dhe jo ndryshimin .
E gjithë kjo histori zgjedhjesh pati vetëm diçka : Për të shpëtuar Taravari e dogj gjithë vullnetin shqiptar opozitarë.
Dallimi në këto zgjedhje është akoma më i madh midis BDI-së dhe ASH-së .Nga 89.724 vota që kishte në zgjedhjet vendore në 2017 tani ka 104.554 vota ndërsa Koalicioni Aleanca për Shqiptarët në vitin 2017 kishin 56.301 vota ndërsa tani në koalicion me AAA-në patën vetëm 49.125 vota.TetovaSot