Pas humbjes së thellë bëhet i gjallë Afrim Gashi, ja çka thotë

Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi më në fund bëhet i gjallë, pas humbjes së thellë në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, shkruan TetovaSot.


Ai nëpërmjet Facebook ka publikuar një fotografi, ku thotë: “Nuk mund ta mposhtësh njeriun që kurrë nuk dorëzohet”.

Afrim Gashi i cili u bë viral në fundin e fushatës parazgjedhore me barsoletat e tij në lidhje me brektosat, në mungesë të ofertave konkrete, humbi në të gjitha komunat, duke numëruar këtu edhe komunën e Çairit.

Ndryshe, kryetari i Alternativës pas zgjedhjeve nuk e pa të arsyeshme t’i falenderojë votuesit të cilët e shfrytëzuan të drejtën e tyre për të zgjedhur kandidatët e komunave./TetovaSot