Kandidati shqiptar merr vetëm një votë në Zubin Potok

Kandidati i LDK-së Qerkin Veseli, i vetmi kandidat shqiptar në komunën e Zubin Potokut, ka marrë vetëm një votë deri më tani.


Kandidati i Listës Serbe, Srdjan Vuloviq, ka 91,30% dhe prin në listën prej tre garuesve derisa pasohet nga Slavisha Bisevac 8,56%, njofton Klan Kosova.

Megjithatë, deri më tani janë numëruar vetëm 16,44% e votave.