Ziadin Sela votoi në Livadhi të Strugës, ja porosia e tij (VIDEO)

Kryetaari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka shfrytëzuar të drejtën e tij për votë në vendlindjen e tij në Livadhi të Strugës:


Deklarata e plotë e Ziadin SELËS:

Unë shpreha të drejtën time si qytetar, si gjithë të tjerët. Kjo është dita e zgjedhjeve, të gjithë qytetarët janë të barabartë pa marrë parasyshë statusin social ekonomik, të gjithë vlejnë nji. Kjo njishi është fuqi të cilën do të duhet ta shfeytëzojnë të gjithë. Sot është dita kur flitet në heshtje, por flitet shumë zëshëm duke rrethuar kandidatin që ata mendojnë, në qoftë se janë të kënaqur të shpërblejnë pokitikat të cilat janë për të shpërblyer, në të kundërtën ti dënojnë politikanët të cilët janë për ti dënuar dhe të hapin shtigje për një perspektivë, ndryshim dhe për një model qeverisje ndryshe. Si gjithë tjerët edhe unë e shfrytëzova këtë të drejtë dhe uroj për zgjedhje të qeta dhe korrekte. Fatkeqësisht po raportohen se puna e shenjave të gishtërinjëve nuk po funksionon si duhet, kuptohet që është dashur që të merren masa më herët, nga ana e KSHZ-së e tjerëve, të testohen mirë aparaturat. Por sido që të jetë ka edhe mundësi të tjera. Unë i ftoj qytetarët që zë dalin sa më masovikisht, sepse demokracia ka kuptim më tepër, sa më e madhe të jetë përqindja e njerëzve që dalin të votojnë. Skeptikët të cilët rijnë në shtëpi do të duhet ta dijnë që zhgënjimin që ata kanë, duke ndejtur në shtëpi vetëm se mund ta thellojnë edhe më shumë. Duhet të dalin dhe sa më masovikisht të votojnë. Presim fitore të opozitës dhe hapje të një kapitulli të ri të menaxhimit me pushtetin lokal, që do të jetë një menaxhim më afër qytetarëve, një menaxhim pa korrupsion, një menaxhim që do ta ruajë të paprekshme dhe të shenjtë pronën publike dhe një menaxhim i cili do ta bëjë jetën më të jetueshme këtu në Maqedoninë e Veriut.