Fillon heshtja zgjedhore në Maqedoninë e Veriut

Nga mesnata filloi heshtja zgjedhore në Maqedoninë e Veriut për zgjedhjet lokale që do të mbahen me 17 tetor ditën e Diell, shkruan TS.


Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë gjithsej 1 milion e 824 mijë e 864 persona. Të shtunën do të votojnë 1899 të burgosur, 351 persona në shtëpitë e pleqve dhe 6 të shpërngulur të brendshëm.

VIZRT – KSHZ

1 824 864 – persona me të drejtë vote

1899 – të burgosur me të drejtë vote

351 – në shtëpitë e pleqve

6 – të shpërngulur të brendshëm

Nesër do votojnë edhe personat e sëmurë dhe të pafuqishëm por kërkesat e tyre janë duke u përpunuar akoma. Në përpunim e sipër nga organet është edhe numri i personave që janë në izolim e që kanë kërkuar t’u mundësohet e drejta e votës./TS