Sela vazhdon ta kopjoj Menduhin, kërcënon me shuplaka dhe thyerje hundësh

Koment: TetovaSot


Mjaftonte dikur një deklaratë e pamatur dhe e çonte dëm gjithë punën e opozitës në një fushatë. Në kulmin e ngritjes si parti, PDSH e dikurshme, atë që kishte ndërtuar në terrenin e vështirë në fushatë zgjedhore, e fundoste lideri Menduh Thaçi vetëm pak orë para zgjedhjeve. Me deklarata të tipit: Vjen cjapi te kasapi” dhe ngjajshëm, Thaçi vuloste edhe një tjetër humbje. Por kjo është e kaluara dhe më pas dihen rrethanat se si një parti me këtë fjalor ofendues çfarë mesazhesh morrën nga votuesit. Sepse shqiptari si thonë ti fal të gjitha, por ta fyesh nuk e duron dot.Kaq për këtë histori politike të së shkuarës. Por problemi është tek pasardhësit e asaj partie që njëherë kanë marrë një ” dozë” të tillë dhe mbeten gjithë jetën politikanë përçarës, përjashtues, ofendues.
Sela nuk mund ti mungojë kësaj liste. Ai po tregon secilën ditë gjatë fushatës se deri ku shkon cinizmi i tij, madje edhe më keq se kaq. Deklaratat e tij me ” thyerje hundësh” tregojnë se sa i dëshpëruar është ai kur e di saktë se sa poshtë ka rënë politikisht duke qenë më parë nën ombrellën e VMRO-së dhe duke mos u çliruar dot nga partia ëmë e dikurshme e tij plot kërcënime dhe deklarata të ulëta.

“E pra këta që nuk kanë fobi nga lartësia, dhe që rrinë shumë lartë, me këtë prezencë sonte, unë po ju them që do i thyeni hundët keq më 17 tetor. E do i thyeni hundët keq për shkak se sa më lart të jesh rënia është më e vështirë” tha Sela në një tubim partiak.
Sela po tregon se nuk është një politikan i një niveli tjetër derisa zhytet thellë në të shkuarën prej së cilës nuk çlirohet dot.

Ai është rritur me këtë mentalitet dhe ai tashmë po merre formë se nuk është tjetër pos një kopje e ish liderit të tij Menduh Thaçi. Ai kërcënon me shuplaka dhe thyerje hundësh. Por nuk e di se këto deklarata shqiptarët ti kthejnë bumerang.
Sela nuk deshti qoftë edhe njëherë të vetme ti ngjajë figurës së kundërshtarit të tij politike Ali Ahmeti.

Ai ka duruar prej kaq kohësh sulme nga më të ulëtat ndaj tij, fyerje që shkojnë në ekstrem , por ua ka kthyer me një tjetër monedhë, mi urtësi e mirësi.Ky është njëri ndër dallimet sepse shqiptari të fal për çdo gjë por ai ka sedër dhe nuk të lejon ta fyesh e poshtërosh.
Sela i ” moderuar” po zbulohet dita-ditës se ç’lloj politikani është.Mos e vet se të tregon vet thonë kosovarët.