Shtyhet gjyqi për marijuhanën në Butel

Është shtyrë gjyqi për 1,240 kilogramë marijuhanë të sekuestruar në një magazinë në Butel para një viti e gjysmë. Nga Gjykata Penale për Alsat thanë se arsyeja e mos fillimit të procesit është se një prokuror nuk erdhi në sallën e gjyqit, dhe çështja tani përfaqësohet nga një prokuror nga prokuroria e rregullt në vend të prokurorit për krim të organizuar dhe korrupsion. Ministria e Brendshme në 30 hektarë në fshatin Sopot pranë Kavadarit në vitin 2019 zbuloi kërpin të mbjellë pa lejen e duhur. Të dyshuar ishin dy persona – njëri nga fshati Zhilçë, komuna e Jegunovcës dhe tjetri është shtetas izraelit.