Pas mesnate arrestohet shkupjani, kërkohej me fletarrest

Natën e datës 25.09.2021 në ora 00.10 në rrugën “Magjistralja e Adriatikut” në Shkup policët kanë arrestuar një 38-vjeçar nga Shkupi.


Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, arrestimi është bërë në bazë të fletarrestit nga Gjykata Themelore Penale për mbajtjen e dënimit me burg.

I arrestuari Sh.D. është dërguar në Burgun e Idrizovës për mbajtjen e dënimit, transmeton TV21.