Deri tash janë regjistruar rreth 1.4 milionë persona

Gjithsej 1.395.000 persona, mbi 435.000 familje dhe 600.000 banesa janë regjistruar deri në ora 12 të ditës së djeshme, njoftoi sot Enti Shtetërorë i Statistikave.


Nga diaspora janë vetëregjistruar 195.477 persona. Enti Shtetëror i Statistikave me qëllim që të regjistrohet secili, do t’u mundësojë qytetarëve që të shkojnë në lokacione të caktuara në komunat e tyre në mënyrë që ta kryejnë detyrimin ligjor.Ndryshe regjistrimi në terren si dhe ai online i diasporës do të vazhdojë deri më 30 shtator.