Bastisje në Gostivar, gjendet marihuanë, arrestohen dy persona

Dje rreth orës 16:30 në fshatin Gradec të Gostivarit, pjesëtarët e policisë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria dy persona, pasi që pas kontrollit në makinën “Mercedes” kanë gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Bëhet fjalë për S.Sh(25) dhe V.I(30) nga Vrapçishti i Gostivarit.


Pak më vonë me urdhër të gjykatës, kanë kryer kontroll në shtëpinë e S.SH me çka kanë gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Të dy personat janë dërguar në Stacionin policorë në Gostivar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngritet akuzë adekuate, njoftojnë nga MPB.