Një çift i cili po ankohej se fqinji i tyre në katin e sipërm i kishte mbajtur të dy zgjuar gjatë gjithë natës, u hakmor në një mënyrë shumë kreative – duke ecur në tavan.

Sipas medieve të huaja, në një video të TikTokit të ngarkuar nga përdoruesi @mav_n_mandii, tregon burrin Mav që mban të dashurën e tij Mandii me kokë poshtë, në mënyrë që ajo të shkelë këmbët në tavan.

Mav eci nëpër të gjithë apartamentin duke mbajtur të dashurën e tij në tavan, kështu që duket se fqinji i tyre i zhurmshëm patjetër që mori ‘dënimin’ me të njëjtën mënyrë.

Videoja besohet të jetë parë më shumë se 4 milionë herë dhe ka marrë mijëra komente.