Më datë 07.05.2024 në ora 15:30 në SPB-Tetovë është raportuar se në atarin e Shipkovicës së Tetovës, është përhapur zjarr në një objekt për deponim të druve të zjarrit, në pronësi të F.S.(56) nga Tetova. Nuk ka të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga Njësiti Territorial Zjarrfikës i Tetovës. Ekipi nga SPB-Tetovë ka kryer kontroll në vendin e ngjarjes.TS