Komisioini Shtetëror Zgjedhor, mbrëmjen e së mërkurës publikoi rezultetet e para pas procesit të rivotimit që u zhvillua në disa vendvotime në Zhelinë, Strugë, Ohër dhe Krushevë, ku ishin konstatuar parregullësi në procesin e votimin të 8 majit. Sipas kreut të KSHZ-së, në njësinë zgjedhore 5 nuk ka ndryshim në numrin e deputetëve, ndërsa në zonën 6, Fronti Europian humbi një deputet kurse koalicioni VLEN fitoi një më shumë duke barazuar rezultatin me nga 8 deputetë.


“Dua të theksojë se, fillojnë të rrjedhin afatet për ankesa dhe afatet për ankesa për votim janë deri të premten në orën 19:00 ndërsa për përmbledhjen dhe konfirmimin e rezultatit deri të premten në orën 22:00”, tha Aleksandar Dashtevski.

Megjiathë për Frontin Evropian ky rezultat është i papranueshëm. Arbër Ademi nga ky koalicion, deklaroi gjatë emisionit Click plus pasi vlerësojnë se, ka pasur parregullësi zgjedhore në Llërcë.

Në lidhje direkte për ClickPlus në TV21, Arbër Ademi nga Fronti Europian tha se nuk e pranojnë rezultatin e zgjedhjeve pasi sipas tij, sot në Llërc ka pasur parregullsi zgjedhore, transmeton TV21.

E nga ana tjetër, po vzahdojnë negociatat mes VMRO – DPMNE-së dhe VLEN-it për formimin e qeverisë së re. Antonio Milloshoski nga VMRO, ka shkruar sot në rrjetin social X, se pret që qeveria e re të formohet deri më 20 qershor. Ai tha se, pjesë e qeverisë së re, sipas të gjitha gjasave do të jenë VMRO – DPMNE, VLEN-I dhe Lëvizja ZNAM e Maksim Dimitrievskit.

Sipas rezultateve të djeshme, Fronti Evropian ka 18 mandate, ndërsa koalicioni VLEN 14. BDI nuk e pranon formimin e qeverinë me koalicionin VLEN, sepse vlerëson se nuk është legjitime, duke marrë parasysh faktin se doli e dyta në zgjedhje në bllokun.