Publicisti Arben Ratkoceri ka thënë se VMRO po fuqizon BDI-në, ndërkohë po e defaktorizon VLEN-in.


Sipas tij kjo po bëhet për të ua ofruar më pasë sic e quan ai “Ministrinë e Byrekut“.

Përmes një shkrimi në Facebook, Ratkoceri thotë se epilogu i kësaj është që shqiptarëve të iu mohohet e drejta e demokracisë, dhe t’i kthejë para viteve 90-ta.

“Epilogu: shqiptarëve t’u mohohet e drejta kryesore e lirisë dhe e demokracisë siç është ajo e zgjedhjes për përfaqësim, dhe njëkohësisht t’i kthejë para viteve ’90-ta, kur kjo e drejtë u zëvendësohej me shqiptarët që ju pëlqenin maqedonasëve e serbëve e jo me ata që i zgjedhin vetë shqiptarë me shumicë.
Po ashtu tendenca është që të defaktorizohet e shkatrrohet organizimi serioz politik i shqiptareve ne Maqedoni , në të njejtën mënyrë siç u bë me Partinë për Prosperitet Demokratik, Partinë Demokratike Shqiptare e Alenacën e Shqiptarëve kurse LSDM dhe VMRO, që nga 90-ta e këndej vetëm se i ndrrojnë pozicionet dhe funksionojnë si është më së miri pa harruar ndarjen e plaçkës të shtetit në mënyrë ciklike mes veti me marrëveshje të heshtur!”, ka shkruar ai.