Pranver Asllani, i cili me profesion është infermier, momentalisht punon si mirëmbajtës në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Romajë të Hasit.


“Unë jam Pranver Asllani, nga fshati Zhur, Komuna e Prizrenit. Përkatësisht jam me profesion infermier, (i diplomuar në nivelin) Bachelor, por punoj si punëtor higjienik për një kohë të shkurtër në QMF Romajë e Hasit”, u shpreh ai derisa e prezantonte vetën.

“Unë ndihem pak i emocionuar, për shkak se nuk e ushtroj profesionin tim si infermier që kam kryer në Prishtinë”, vazhdoi tutje ai.

Asllani thotë se ka aplikuar tri herë që t’i mundësohet të bëhet infermier, por nuk e kishte fatin të pranohet.

“Unë kam aplikuar tri herë në QKMF në Prizren, por nuk kam pasur fat të rektrutohem. Nuk i kam përmbushur kriteret që të jem infermier në këtë qendër në Prizren, ku punoj përkatësisht, edhe mbes me shpresë se do të jem infermier që do të gradohem dhe t’i shërbej gjithë popullit tim”.