Sot (08.05) në ora 01:50 në Llomnicë të Gostivarit, zyrtarët policorë të Njësis së Policore Gallatë, kanë ndaluar personin I.M.(54) nga i njëjti fshat për arsye se ka prishur rendin dhe qetësinë publike dhe e ka sulmuar fizikisht 33-vjeçaren B.A. nga Toplica e Gostivarit. Ai është ndaluar në komisariat për procedim të mëtejshëm dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës. TS