Krenar Lloga ka bërë të ditur se në vendvotimin 2338 Përnalie/Komuna e Karbincit, një vëzhguesi i Frontit Europian është nxjerrur jashtë që siç thotë, që të manipulohet rezultati i zgjedhjeve.


“Në vendvotimin 2338 Përnalie/Komuna e Karbincit nxirret jashtë vezhguesi i Frontit Europian, në mënyrë që të manipulohet rezultati.

– Çdo shkelës i ligjit do sanksionohet, pengimi i procesit zgjedhor është vepër penale⛔️

▪︎ Një thirrje të gjithë komisionerëve dhe vëzhguesve të zonës 3, të qëndrojn vigjilent deri sa të përmbyllet i gjithë procesi zgjedhor. Çdo presion i lehtë ose jo, të denoncohet në procesverbal, në Komisionet Komunale Zgjedhore dhe në shtabin e Frontit Europian”, ka shkruar Lloga.