“Sot është dita e ndryshimit, ditë e mrekullueshme që qytetarët ta thonë fjalën e tyre me votë”.
Kështu është shprehur kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, mëngjesin e sotëm pas procesit të votimit bashkë me gruan e tij.
Ai ka bërë thirrje që të gjithë ta shfrytëzojnë të drejtën dhe të dalin e të votojnë.
Sipas Gashit duhen vetëm pesë minuta për ta shprehur vullnetin me votë për të mos jetuar edhe katër vjet të tjera me zhgënjim.