“I dashur votues,

Ti me njeh mua. Ti e din se fjalen e dhene para teje e marr me pergjegjesi dhe nuk te tradhetoj. Gjate gjithe ketyre viteve kam punuar qe vullneti jot te mbrohet dhe te materializohet. Te kam qendruar besnik dhe asnjehere nuk i kam vendosur interesat e tua ne tavolinen e pazareve politike.
Kur ne vitin 2016 Artan Grubi me shoke vraponte sa ne seline e VMRO se Nikolla Gruevskit sa ne hotelin e Sasho Mijallkovit dhe i luste per qeveri, une beja lufte qe te mbroj interesat e tua dhe ta prishi ate kumbari te keqe per shqiptaret dhe ta orientoj BDI-ne ne rrugen e duhur. Keto shkusi Artani eshte duke i bere edhe tani, pikerisht me VMRO!
Sot, teksa jemi ne prag te zgjedhjeve, gjendem para te njejtes dileme. Nderkohe qe makineria propaganduese e Aliut, Artanit, Bujarit dhe mercenareve te tyre ka dale prej kontrollit dhe nuk zgjedh mjete, personazhe, as media per te me sulmuar, pyetja qe i parashtroj vetes eshte: te tradhetoj besimin tend dhe te terhiqem, ose te vazhdoj te mbroj vullnetin tend i cili kete here eshte i vendosur per ndryshim?
I dashur votues,
Rri rahat, une nuk te tradhetoj! Mos ke dert se fushata kunder meje eshte e orkestruar dhe e menduar mire. Prapa saj qendrojne klani i kazinove dhe kredive te shpejta ruse te cilave ua prisha matematikat e qeverisjes dhe pasurimit. Rri rahat ti votues i ndershem, se kjo nuk eshte beteje mbi patriotizmin e as mbi shqiptarine, por eshte beteje nese do te triumfoje ndershmeria ndaj bixhozit, e mira ndaj te keqes.
Rri rahat, nuk te la vet! E di se ndjehesh i hutuar. Ndjehesh ne siklet sepse propaganda ate qellim ka. Por mos lejo te te thejne sepse ti je ne anen e drejte. Problemi i vetem i Artanit eshte frika nga humbja e pushtetit dhe ballafaqimi me pergjegjesine per te gjithe zullumin qe ka bere. Prandaj, edhe ne keto caste, ai dhe emisaret e tij, jane duke vajtuar para zyrave te VMRO-se qe edhe njehere te vijne ne pushtet. E njoh mire, me beso!
Mos ki dileme i dashur votues. Kete here vullneti i shqiptareve mbrohet dhe perfaqesohet nga VLEN. Fronti kazinoman po shkon ne histori. Ndryshimi i shumepritur po vjen.
Shihemi neser ne festen e fitores.
Izeti” shkruan Mexhiti.