Vazhdojnë reagimet kundër takimit Taravari-Mickoski. I rradhës që ka reaguar është analisti nga Shkupi, Gazmend Ajdini.


Përmes “Facebook”, Ajdini në formë të pyetjes ka thënë se në çfarë niveli dëshpërimi duhet të jetë njeriu që të krenohet se është takuar me një person që është kundër çdo gjëje që ke thënë.

Sipas Ajdinit, këtë e dinë më së miri neurologu, duke aluduar këtu në Taravarin që është vet neurolog.