Mbrëmë gjatë orëve të vona të natës pranë “Gjykatës-Strugë” një djal i ri nga Koroshishta e Strugës i cili mbante të veshur fanelën e klubit ikonë të Shqiptarëve të Maqedonisë Shkëndija, u sulmua nga aktivistë të VMRO-së të cilët si fillim tentuan që ta friksojnë dhe ta turperojnë duke i kerkuar që ta cvesh fanelën e Shkëndijës.


Duke hasur në rezistencë nga djaloshi Shqiptar , huliganët maqedonas sulmojnë fizikisht personin në fjalë të cilit në ato momente i vjen edhe e motra për ta ndihmuar, por që bëhet cak e sulmit edhe ajo.

Ditëve të fundit militantët e VMRO-së të shtyrë nga fjalimet nacionaliste të liderit të tyre po bëjnë sulme të njëpasnjëshme nëpër mbar vendin!.

A është ky një sinjal i kthimit të regjimit të Gruevskit!!