Zgjedhjet në Maqedoni/ Albin Kurti nuk thotë votoni Arben Taravarin dhe VLEN-in

Kandidati për deputet i VLEN, Bekim Qoku ka përcjellur fjalën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Berlin e Zyrih lidhur me përkrahjen e dhënë për zgjedhjet e 24 prillit dhe 8 majit në Maqedoninë e Veriut.


Ja fjalimi i plotë i kryeministrit Albin Kurti:

“Të dashur bashkatdhetarë, Të nderuar udhëheqës politikë, Arben Taravari, Bilall Kasami, Izet Mexhiti, Afrim Gashi e Bekim Qoku.

Më vjen keq që nuk mund të jem sonte me juve në Berlin dhe Zyrih. Obligimet dhe detyrat e shumta në Kosovë në përgjegjësitë e mia si kryeministër i Republikës dhe si kryetar i VETËVENDOSJE!-s ma bënë të pamundur kësaj radhe që t’ju bashkangjitem. Ju përshëndes përzemërsisht nga Prishtina.

Për më tepër, kemi kërcënime të vazhdueshme nga fqinji ynë verior i cili këtë javë po mban ushtrime ushatarke, sidomos në Peshter, dje me dronë luftarakë kamikazë, 30 kilometra larg kufirit me Kosovën dhe 3 kilometra larg Malit të Zi. Në njërën anë, ky ushtrim është cenim i sigurisë dhe paqes në rajon, e në anën tjetër, është ndotja më e madhe e ajrit dhe tokës në këtë shekull në Sanxhak.

Ata do të dështojnë, ne do të fitojmë, por kjo nuk do të thotë që nuk mund të na dëmtojnë. Andaj, duhet të jemi të fortë dhe të kujdesshëm. Në Kosovë jemi duke e bërë edhe regjistrimin e popullsisë i cili filloi para dy javëve dhe zgjat deri më 17 maj. Ky regjistrim i popullsisë është vendimtar për planifikim të saktë dhe shpërndarje të drejtë në çdo fushë e sektor. E di që regjistrimi i fundit në Maqedoni të Veriut i nxori shqiptarët 29,5% të popullsisë. Por e di që mërgata jonë shqiptare nuk është e ndarë sipas shteteve ku jemi në Ballkan, andaj u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që janë në tubim që të regjistrohen. Kosova për herë të parë ka filluar regjistrimin online të diasporës, dhe prej se është hapur platforma janë regjistruar afër 35 mijë qytetarë deri më tani. Andaj, bëjeni regjistrimin online përmes platfomës ediaspora.rks-gov.net.

fashizmit të shekullit XXI që kërcënojnë rëndë demokracitë evropiane, e posaçërisht Gjermaninë.

Të dashur bashkatdhetarë, sa më shpesh që mblidheni e diskutoni, sa më shumë që bashkoheni e angazhoheni, aq më mirë për juve dhe për neve. Le të punojmë bashkë për zhvillim, le të përpiqemi vazhdimisht për drejtësi, le të qëndrojmë gjithnjë për barazi, le të kontribuojmë pa u ndalur për përparim. Ju përshëndes të gjithëve e në veçanti mikun tim e kryetarin tuaj Dr. Arben Taravarin që e kam shok ngahera dhe i besoj si për nga orientimi ashtu edhe për nga karakteri. Energjia e re është e mirëseardhur në skenën politike shqiptare për shumë arsye. Ajo gjithsesi ia vlen, sidomos në situatat që po i përjetojmë e jetojmë tani. Suksese të mërkuren e zgjedhjeve dhe në çdo ditë pune e pushimi!”