Zëvendësministri i Mbrojtjes ruse arrestohet për korrupsion

Komiteti Hetues i Federatës Ruse njoftoi sot arrestimin e zëvendësministrit rus të Mbrojtjes Timur Ivanov, duke sqaruar se ai akuzohet për ryshfet.


Ivanov, 49 vjeç, i cili është zëvendësministër i mbrojtjes që nga viti 2016, u arrestua me akuzën e një vepre penale nga neni 290 i Kodit Penal të Federatës Ruse (ryshfeti).

Presidenti rus Vladimir Putin dhe ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu janë informuar për arrestimin e Timur Ivanov, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.