Zelensky thotë se 16 fëmijë ukrainas të dërguar me forcë në Rusi, u ribashkuan me familjet e tyre

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se 16 fëmijë ukrainas që u dërguan me forcë në Rusi janë ribashkuar me familjet e tyre.


Në një postim në “X”, Zelensky falënderoi zyrtarët e Katarit që ndihmuan në sigurinë e tyre dhe tha se mezi priste kthimin e këtyre fëmijëve, shkruan Sky News, transmeton KK.

Ndërkaq, Ukraina ka pretenduar se 20 mijë fëmijë janë dërguar me forcë Rusi që nga fillimi i luftës.