Vrasjët që po trondisin opinionin publik

Skënder MULLIQI


Vrasjët e grave nga burrat që po ndodhin këto vite të fundit në Kosovë, kanë tronditur opinion publik. Motivet janë të ndryshme por që sigurisht asnjëra prej vrasjeve nuk kane arsyetim.Në Ballkan dhe në Kosovë,gratë janë në disavantazh në të gjitha segmentet
e jetës shoqërore dhe private në krahasim me burrat, pa përmendur stereotipet dhe paragjykimet e përhapura gjinore ndaj grave. Kjo dhunë ndaj grave, ndodhin në kontekste të caktuara shoqërore të karakterizuara nga një sërë ndryshimesh të papritura shoqërore.Kjo
pabarazi ndaj grave i ka rrënjët në logjikën patriarkale,në varfëri , si dhe në dallimet dhe pasigurinë sociale etj.Vrasjët po ndodhin edhe për shkak të vakumit institucional.Studimi më i hollsishem i e vrasjeve më shumë ju takon profesionistëve të kësaj
lëmie.Pas luftës e deri më sot në shoqërinë tonë tranzitore, mungoj sa duhet sundimi i ligjit, si dhe korrupcioni endemik, ku pjesmarrja e qytetarëve është e ulët, dhe sigurishtë pastaj reflektohet ndjenjë pa fuqisë ,rritje e shkallës të dhunës ne shoqëri.Rasti
i fundit të vrasjëve Prishtinë dhe në Peje,ka treguar të gjithë dobësite tona si shoqëri, dhë dobësit institucionale, këtu e kam fjalën për mos veprim të duhur të prokurorëve dhe gjykatave.Pa reformim rrënjesor të organeve të dretësisë, e ende nuk kemi reformat
e kërkura, nuk do të ulët edhe shkalla e krimeve dhe vrasjeve mbrenda familjës, por edhe në përgjithësi.Nuk guxojmë ti anshkalojmë këto vrasje të grave , të cilat në decenien e fundit u vranë për motive të ndryshme rreth 50 sosh.Është koha e reflektimit mbarë
shoqëror dhe institucional, që kurba e këtyre vrasjeve makabre të ndalohen.E dimë mirë së qfarë dëmi shoqëror dhe familjar shkaktuan vrasjët e pas luftës dhe veqmas vrasjët për motive politike.Pos dëmeve të mëdha,e zvetnuan edhe imazhin e Kosovës në sytë e
botës demokratike. Për të kuptuar fenomenin e vrasjeve duhet të merret parasysh motivi i tyre .Koha është apo ka qenë moti , që të merren masa adekuate për parandalimin e vrasjeve, që mos të shëndrrohen në dukuri.Psikopatëve dhe narkomanve, por edhe të gjithë
tjerëve ekziston mundësia ligjore, që tu ndërpritet rruga e krimit.Ka mundësi të ndryshimit edhe të kodit penal nese ligjet aktuale nuk janë sa duhet funksionale.Mos të këtë lehtësime ligjore për vrasësit, siq ndodhi deri më sot.Ashpërsia e dënimeve mendoj,
së do të ulë shumë vrasjet ndaj grave dhe qdo vrasje për qfardo motivi tjetër në Kosovë.