Vrasjet e fundit të grave, nesër ditë zie në Kosovë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka shpallur të mërkurën ditë zie.


Osmani tha se ” shoqëria jonë do të jetë në zi çdo ditë përderisa të ketë vrasje të grave dhe vajzave tona”.

Sot në Pejë një grua u vra nga burri i saj.

Ngjarja e sotme është e dyta brenda pesë ditësh.

Më 12 prill, 21-vjeçarja Erona Cokli, u vra nga ish-bashkëshorti i saj Valon Aliu.

Ngjarja e rëndë ndodhi në objektin e Qendrës për Punë Sociale atje.