Vidhen dy vetura zyrtare në oborrin e qendrës së punësimit në Zveçan, ishin donacion

Një person ka raportuar se të premten janë vjedhur dy vetura zyrtare në oborrin e qendrës së punësimit.


Në raportin e policisë bëhet e ditur se  veturat ishin donacion për këtë qendër, njofton Klankosova.tv.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se në oborrin e qendrës së punësimit, janë vjedhur dy vetura zyrtare te cilat ishin donacion për këtë qendër”, thuhet tutje në raport.