Vetura e reperit kosovar cak i sulmit

SHPËRTHIM NË PRISHTINË – DËMTOHEN GJASHTË AUTOMJETE!


Një shpërthim me granatë dorë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes në lagjen e Universitetit në Prishtinë.

Nga shpërthimi të paktën 6 vetura janë dëmtuar ka konfirmuar për TV Klan Policia e Kosovës.

Nuk raportohet për të lënduar.

”Rezultatet e para sugjerojnë që mjeti shpërthyes të ketë qenë granatë dore, ndërkohë që policia po vijon me ndërmarrjen e veprimeve të tjera për ndriçimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen” – thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Një nga veturat e dëmtuara është edhe e reperit Agon Abdullahu i njohur me nofkën Noga.

Madje dyshimet e para janë se pikërisht vetura e tij të ketë qenë cak i sulmit.

Prokuroria është duke vazhduar hetimet.