Vërshojnë largimet nga Lëvizja Besa në Tetovë, anëtarë të këshillave vendorë kalojnë në PDE

Rafiz Medija nënkryetar i PDE-së sot nëpërmes një statusi në Facebook ka informuar se të shumtë në numër janë aktivistët që lëshojnë Lëvizjen Besa dhe kalojnë në PDE, ai Lëvizjen Besa dhe Bilall Kasamin i ka quajtur manipulator dhe keqpërdorues duke ftuar të gjithë të tjerët të bashkangjiten frontit


Statusi i plotë

Asnjëherë nuk është vonë të shkëputesh nga ata që manipulojnë dhe keqpërdorin mundin tënd dhe të bashkohesh me njerzit të cilit veprojnë me sinqeritet dhe drejtësi.
Kështu veproi sot edhe aktivisti Kadër Fejzullahu i cili braktis Lëvizjen BESA dhe i bashkangjitet Partisë Demokratike Evropianr duke vazhduar aktivitetin e tij në këshillin lokal Teteks 1 në Tetovë.
I uroj mirseardhje Kadërit dhe njëkohësisht i ftoj edhe aktivistët e tjerë që të bëhen pjesë e familjes tonë PDE, aty ku do vlersoheni për mundin, sakrificën dhe aktivitetin tuaj.