Vëllazërimi fiton derbin me Renovën dhe arratisen drejt titullit

Në njërën ndër ndeshjet më të bukura të kampionatit, Vëllazërimi ka fituar superderbin ndaj Renovës me golin e vetëm të Samir Xheladinit informon Tetovasot.


Të dy skuadrat kanë shpërfaqur një futboll cilësorë duke vazhduar të kenë të njëjtat synime , Ligën e Tretë që për Vëllazërimin e drejtuar nga Zemri Idrizi dhe Sejdi Idrizi tashmë është më afër se kurrë.
Kanë mbetur edhe shtatë ndeshje por Vëllazërimi ka një lojë më pak ndërsa me 44 pikë kryeson e vetme tabelën.

Edhe Renova me një ekip të shkollës së futbollit ka një skuadër shumë cilësore që ka poashtu shanset për të kapur kreun që dërgon në një rang më të lartë garash.

Vëllazërimi nga Sllatina kthehet në vitin e parë të garimit pas një pauze të gjatë.Ata kanë një.kryesi që drejtohet nga Kryetari Nazim Limani,Nënkryetari Abdylmexhit Shaqiri dhe Sekretari o klubit Urim Saliu.

Klubi ndihmohet nga firmat dhe diaspora si mbështetësit kryesorë .Tifogrupi i tyre janë “Arnautët 1985” që janë poashtu pjesë e.suksesit të klubit .TS