Vdes ish-komandanti i UÇK-së nga Vushtrria, Gani Imeri

Ka vdekur ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gani Imeri.


Ai ishte nga Dumnica e Epërme e Vushtrrisë, njofton Klankosova.tv.

Për vdekjen e tij ka shkruar edhe nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, i cili thotë se Gani Imeri do të kujtohet gjithmonë për burrërinë dhe humanizmin e tij, si virtyte më të cilat është njohur gjerësisht.

“Më dhembje të thellë morëm lajmin e rëndë se ka ndërruar jetë Komandanti i UÇK-së, Gani Imeri nga Dumnica e Epërme e Vushtrrisë”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.

“Ganiu ishte organizator i luftës, strateg i rrallë dhe padyshim njëri prej luftëtarëve më të dalluar në zonën e Shalës”.

“Do ta kujtojmë gjithmonë për burrërinë dhe humanizmin e tij, si virtyte më të cilat është njohur gjerësisht!”.

“Ngushëllimet më të thella familjes Imeri, miqve dhe dashamirëve. Pushoftë në paqe!”.