Varrimi i Dashmir Bearit bëhet sot pas namazit të Ikindisë

Në moshën 50 vjeçare mbrëm në Tetovë ka ndruar jetë ish futbollisti i njohur dhe seleksionuesi i U-17, Dashmir Beari.


Dashmir Beari si futbollist ka luajtur në disa klube ndërsa si trajner ka punuar në disa klube të futbollit. Si trajner në ekipin e Renovës, Gostivarit, Dritës së Bogovinës dhe Vllazërimit të Kërçovës një kohë ka punuar edhe si ndihmës trajner në ekipin Al Read në Arabinë Saudite. Vdekja e gjeti në postin e selksionuesit U-17 , ndërsa më parë ishte edhe seleksionues i grupmoshave U-16 dhe U-19 .

Dashmir Beari ishte prind dy fëmijëve djal dhe vajzë. Varimi i të ndjerit bëhet sot në vendlindjen e tij në varrezat e fshatit Poroj pas namazit të ikendisë.