​Ushtarët e FSK-së, pjesë e garës për Luftëtarin më të Mirë në Iowa të ShBA-së

Ambasada Amerikane në Kosovës ka njoftuar se është duke u zhvilluar konkursi i Luftëtarit më të Mirë të Shtetit të Iowa-s 2024, në Kampin Dodge.


Ambasada përmes një njoftimi publik ka bërë të ditur se në këtë konkurs po marrin pjesë edhe ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Sipas njoftimit ushtarët dhe nënoficerët më të aftë do të përzgjidhen përmes një sërë testesh.

“Konkursi i Luftëtarit më të Mirë të Shtetit të Iowa-s 2024 po zhvillohet këtë fundjavë në Camp Dodge, Iowa. Ushtarët dhe nënoficerët më të aftë do të përzgjidhen përmes një sërë testesh, duke theksuar qëndrueshmërinë, forcën dhe aftësitë. Fituesit nga shtete të ndryshme, përfshirë Kosovën, do të garojnë në tokën e Iowa-s për herë të parë në shtatë vjet. Suksese të gjithë ushtarëve në garë dhe fitoftë më i miri!” – thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.