Ushtarët e FSK-së në garë për më të mirin e Iowas

Ambasada e ShBA-së në Kosovë ka njoftuar se në në “Camp Dodge” po mbahet konkursi për Ushtarin më të Mirë të Shtetit të Iowas 2024, ku po marrin pjesë edhe ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.


Në njoftim bëhet e ditur se ushtarët dhe nënoficerët më të aftë do të përzgjidhen përmes një sërë testesh duke theksuar qëndrueshmërinë, forcën dhe aftësitë.

“Fituesit nga shtete të ndryshme, përfshirë Kosovën do të garojnë në tokën e Iowa-s për herë të parë në shtatë vjet. Suksese të gjithë ushtarëve në garë dhe fitoftë më i miri”, thuhet në njoftimin e ambasadës, transmeton Klankosova.tv