U plagos rëndë në aksident dhe ra në koma, 24-vjeçarja ndërron jetë te Trauma në Tiranë

24-vjeçarja e plagosur gjatë aksidentit të rëndë në aksin rrugor Prrenjas-Qafë Thanë 6 ditë më pare ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë ku ndodhej në gjendje kome.


Në lidhje me këtë aksident tragjik, policia njoftoi se ka ndaluar shoferin e automjetit, Jetmir Dacin.

Njoftimi i policisë për ndalimin e shoferit:

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore dhe procedurale të kryera për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të ndodhur më datë 08.04.2024, në aksin rrugor “Prrenjas-Qafë Thanë”, ku si pasojë mbetën të dëmtuar 4-shtetas, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kanë ndaluar me iniciativë shtetasin J. D., 44 vjeç, banues në Peshkopi, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.