U kërcënua se mbështeti Kosovën në KiE, I ofrohet mbrojtje policore deputetit boshnjak

Policia e Bosnje dhe Hercegovinës, i ka ndarë mbrojtje të afërt deputetit, Sasha Magazinoviq, i cili si përfaqësues i shtetit të tij në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, votoi pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë kur më 16 prill, Asambleja me shumicë votash aprovoi raportin e raportueses, Dora Bakoyannis.


Mbrojtja e afërt Magazinoviqit i është ofruar pas një numri të madh të kërcenimeve që i mori përfshirë ato me jetë, dhe kjo mu për shkak të votës së tij për Kosovën në KiE, njofton Klankosova.tv.

Këto kërcënime i ka publikuar Magazinoviq në llogarinë e tij në X.

https://twitter.com/SasaMagazinovic/status/1419259061976113153?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Eembeddedtimeline%7Ctwterm%5Escreen-name%3ASasaMagazinovic%7Ctwcon%5Es1