Donald Trump e dorëzoi garancinë 175 milionë dollarëve që i kishte kërkuar gjykata e Nju Jork, duke shmangur kështu mundësinë e konfiskimeve të aseteve të tij, pas një vendimi fillestar në muajin shkurt që e udhëtonte të paguante një gjobë prej 454 milionë dollarësh për mashtrim me vlerën reale të pronave të tij.


Ish-presidenti republikan insiston se nuk ka kryer asnjë shkelje dhe pretendon se ky është thjesht një sulm me sond politik ndaj tij. Garancia u ul në 175 milionë dollar javën që shkoi pasi avokatët e tij mbrojtës argumentuan se ishte e pamundur mbledhja e një shume të tillë. Megjithatë, teksa procesi i apelimit vazhdon, nëse tre gjyqtarët në panel dalin me një vendim të ri kundër tij, në fund Trumpit mund t’i duhet ta paguajë shumën të plotë, ose të rrezikojë në të kundërt një goditje të fortë ndaj perandorisë së pronave të tij.

Masa e gjykatës së apelit u dha pak përpara afatit kur prokurorja e Nju Jorkut, Letitia James, e zgjedhur nga radhët e demokratëve, pritej të fillonte procesin e ekzekutimit të vendimit të gjobës. Ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë e ka akuzuar qeverinë për përdorimin politik të Departamentit të Drejtësisë dhe i quajti qesharake të gjitha çështjet gjyqësore të hapura ndaj tij.

Në gjykatën e nivelit të dytë, ish-presidenti po kërkon anulimin e vendimit të 16 shkurtit që e shpalli atë fajtor nën akuzat për mashtrime lidhur me pasuritë e tij, çka i krijoi atij mundësi të zgjeronte më tej perandorinë e pronave të patundshme, që e ndihmuan të fitonte famë dhe presidencën e Shteteve të Bashkuara.