Tre fëmijë raportohet të jenë plagosur nga të shtënat në një shkollë fillore në Finlandë.


Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur herët të martën, dhe një i dyshuar, i cili ishte gjithashtu i mitur, u kap më vonë, tha policia finlandeze.

Të plagosurit u dërguan në spital, tha një zëdhënës i policisë për Reuters.

Të shtënat ndodhën në shkollën Viertola në Vantaa, një periferi e kryeqytetit Helsinki.

Shkolla thuhet se ka rreth 800 nxënës nga klasa e parë deri në të nëntën dhe një staf prej rreth 90 personash, sipas bashkisë lokale.

“Rreziku i menjëhershëm ka kaluar”, tha drejtori i shkollës Viertola, Sari Laasila për Reuters, duke refuzuar të komentojë më tej incidentin.