Tha se ekstremistë serbë po trajnohen pranë kufirit me Kosovën, Gashiq i reagon Sveçlës

Ministri i brendshëm i Serbisë, Bratislav Gashiq. Foto: Faqja e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë


Ministri i brendshëm serb, Bratislav Gashiq i ka reaguar homologut të tij kosovar, Xhelal Sveçla rreth deklaratës së tij se rreth 400 ekstremistë serbë po trajnohen në kufirin me Kosovën.

Gashiq ka drejtuar kritika ndaj Sveçlës duke thënë se “sa herë që ai bën akuza ndaj presidentit të Serbisë, në fakt është një njoftim për dhunë dhe presion të ri ndaj serbëve.

Sveçla: Rreth 400 ekstremistë serbë po trajnohen pranë kufirit me Kosovën, mund të ketë sulme agresive me urdhër të Vuçiqit

“Ai e di që çdo gjë që shkruan dhe thotë është gënjeshtër, por me këtë mundohet të justifikojë mungesën e pavarësisë dhe mungesën e vetëbesimit, sepse ndryshe nga ai dhe Kurti, presidenti Vuçiq merr vendime me guxim duke dëgjuar popullin e tij dhe për të interesi i vetëm është mbrojtja e popullatës serbe dhe interesave të tyre në Kosovë”.

“Konfliktet dhe tensionet janë i vetmi fjalor me të cilin Sveçla, por edhe pronari i tij Kurti, dinë të komunikojnë, jo përmes dialogut, respektimit të marrëveshjeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare.