Një tërmet me magnitudë 4.7 u ndje në të gjithë New Yorkun, periferitë përreth dhe New Jersey mëngjesin e së premtes.


Guvernatori i Nju Jorkut, Kathy Hochul në një postim në Twitter tha: “Ekipi im po vlerëson ndikimet dhe çdo dëm që mund të ketë ndodhur dhe ne do të përditësojmë publikun gjatë gjithë ditës”.

Epiqendra e tërmetit ishte rreth 4.5 milje në verilindje të Stacionit Whitehouse, New Jersey, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA, USGS.