Taravari pas mbylljes së votimeve: Jemi këtu dhe do të garantojmë se vota e secilit do të jetë e sigurt

Në orën 19:00 janë mbyllur vendvotimet për raundin e parë të zgjedhjeve të sotme presidenciale në Maqedoninë e Veriut.


Kandidati për president nga VLEN, Arben Taravari, ka pasur paraqitjen e parë për media pas mbylljes së vendvotimeve.

Ai ka thënë se garantojnë se vota e secilit do të jetë e sigurt.

“Jemi këtu dhe do të garantojmë se vota e secilit do të jetë e sigurt. Vota e shqiptarëve nuk duhet të preket”, ka theksuar Taravari.