Taravari i përgjigjet Mickoskit

Arben Taravari nga koalicioni VLEN, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, i është përgjigjur liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski i cili mbrëmë tha se do ta kontaktojë Taravarin për të biseduar për bashkëpunim të mundshëm.

 


Postimi i plotë:

Propozimi i ardhur nga Mickoski tregon se edhe VMRO e ka kuptuar ku qëndron pesha e votës dhe deputetëve shqiptarë.
Megjithatë, fokusi ynë si koalicion dhe si parti, është puna për zgjedhjet e 8 majit, për numrin më të madh të mandateve.
Pas zgjedhjeve, do të udhëhiqemi nga interesi kombëtar i shqiptarëve, nga nevoja urgjente për pastrim të qeverisë nga korrupsioni, dhe nga orientimi ynë i panegociueshëm pro-perëndimor.
Ne si VLEN jemi më të bashkuar se kurrë. Vota jonë është shumica e votës shqiptare. Mandatet tona shkojnë për deputetë shqiptarë. Sepse ne i mbrojmë e i përparojmë shqiptarët, nuk i shesim e nuk i blejmë!