Sulmohet 58 vjeçari  nga një person prej Brodeci

Me datë 02.04.2024 në orën 14:00 në SPB-Tetovë, personi A.S.(58) nga Tetova ka raportuar se rreth orës 13:30 në Çarshinë e Epërme në Tetovë, ndërsa ishte ulur në automjetin e tij, është sulmuar fizikisht nga A.M. nga Brodeci i Tetovës. Janë marrë masa për të zbardhjen e çështjes.TS