Disa pamje po qarkullojnë në mediat sociale ku tregohet një dron iranian Shahed 136 duke fluturuar mbi hapësirën ajrore të Irakut, në mes të sulmit të Iranit ndaj Izraelit.


Sipas raportimeve, Irani ka lëshuar dhjetëra dronë në Izrael.

Këtë e konfirmoi edhe Zëdhënësi i ushtrisë izraelite në një deklaratë për shtyp.

Daniel Hagari u shpreh se Forcat Ajrore izraelite po gjurmojnë dronët, ndërsa theksoi se do të duhen disa orë.

Ndërkaq, disa strehimore publike janë hapur në qytetin verior të Izraelit, Haifa.

Administrata komunale ka mbajtur një vlerësim të veçantë të situatës të shtunën bazuar në gjendjen e sigurisë.