Sot në Shtip u nënshkrua Memorandumi i bashkëpunimit në mes gjashtë sindikatave të universiteteve shtetërore

Sot në Shtip u nënshkrua Memorandumi i bashkëpunimit në mes gjashtë sindikatave të universiteteve shtetërore: të “Shën Kirili dhe Metodit” -Shkup, Universitetit “Shën Kliment Ohridski”- Manastir, Universitetit të Tetovës, Universitetit “Goce Delçev”- Shtip, Universitetit për Shkenca Informatike dhe Teknologjike “Shën Apostol Pavle”- Ohër dhe Universitetit “Nënë Tereza”- në Shkup.


Përmes këtij memorandumi i pari i këtij lloji në Republikën e Maqedonisë së Veriut, universitetet zotohen për koordinimin e përbashkët në artikulimin e kërkesave pedagogjike e sociale dhe në shtimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në veprimtari të ndryshme edukative-arsimore. Qëllimi i këtij memorandumi është që universitetet publike të jenë një zë unik në realizimin e të drejtave të tyre konform avancimit dhe ngritjes së cilësisë së arsimit të lartë në vend.