Situata në kufijtë me Serbinë, reagon presidentja: Përgjegjës është Vuçiqi – qytetarët po mbahen peng

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas situatës së krijuar në kufirin Serbi-Kroaci dhe Serbi-Hungari, ku qytetarët e Kosovës janë ndaluar nga autoritetet serbe dhe nuk janë lejuar të qarkullojnë për disa orë.


Në një postim në “X”, presidentja ka thënë se Serbia po hakmerret pas votimit të Këshillit të Evropës.

“Serbia po hakmerret ndaj qytetarëve të Kosovës, një ditë pas votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, duke mbajtur peng shumë prej tyre në pikat kufitare, duke i frikësuar, konfiskuar dokumente dhe duke i privuar nga ushqimi.

Një njeri është përgjegjës për këtë: Vuçiq. Ashtu siç bëra gjatë gjithë ditës, u bëj thirrje partnerëve tanë për veprim të shpejtë”, ka shkruar Osmani.

Ndryshe MPJD dhe MPB sot u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin kalimin me çdo kusht drejt Serbisë, pas situatës së krijuar.