Sindikata e Postës paralajmëron grevë dhe protestë! Veligdenov: Gjendja financiare është alarmante

Sindikata e Postës së Maqedonisë njoftoi se janë duke u konsultuar me anëtarësinë për organizimin e një proteste dhe fillimin e procedurës së grevës. Kryetari i sindikatës Boro Veligdenov, thotë se po planifikojnë të protestojnë pas zgjedhjeve dhe do të kërkojnë nga qeveria e ardhshme për të bërë reforma. Ai shtoi se pas protestës së fundit të punëtorëve muajin e kaluar, Bordi Drejtues dhe Qeveria nuk iu përgjigjën kërkesave për mbledhje, duke i lënë punëtorët vet për ta shpëtuar Postën e Maqedonisë.


“Si sindikatë fillojmë me përgatitjen e një sistemi me përfshirjen e ekspertëve. Synimi është që t’i prezantohet çdo Qeverie të ardhshme për të nisur menjëherë reformat, riorganizimin dhe stabilizimin e kompanisë. Kushtet janë jashtëzakonisht të rënda, gjendja financiare është alarmante, si punonjës jemi të shqetësuar për pagesën e rregullt të pagave. Dje me 15 kemi marrë rroga”, tha Boro Veligdenov – Sindikata e Postës së Maqedonisë.