Siljanovska-Davkova: Ka momente historike kur duhet të bëhemi bashkë!

Më 9 Maj do ta kremtojmë Ditën e fitores ndaj fashizmit dhe Ditën e Evropës, por do ta festojmë edhe për Maqedoninë – ka deklaruar mbrëmë në mitingun në Ohër, kandidatja presidenciale e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, Gordana Siljanovska – Davkova.


“Ju premtoj se do të dëshmojmë se nuk do t`ju turpërojmë, se nuk nuk do t`i harrojmë interesat kombëtare dhe shtetërore. Ata jo vetëm që i harruan, por edhe i shkelën. Kërkoj besimin! Besoni, ka momente në histori! Ai moment është ky, kur patjetër të jemi bashkë, si asnjëherë më parë. Na duhet mbështetja juaj. Pa ju s`ka unitet, s`ka fitore. Ju e keni fjalën e parë dhe të fundit. Ohri është përmendore dhe shtëpia e krishterizmit evropian. Ta ruajmë. Pa Ohrin, Maqedonia nuk do ta ketë respektin” – deklaroi Siljanovska.