Sela: Të na dëgjojnë mirë ata te pallati i bardhë se nuk ka 61-sh, Fronti Europian do të jetë fituesi (VIDEO)

Sonte në tubimin qendror në sheshin Maqedonia në Shkup, të organizuar nga Fronti Europian, me praninë e mijëra përkrahësve të të gjitha partive që janë pjesë e këtij fronit, lideri i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela ka theksuar nevojën për të ndalur çdo përpjekje për të kufizuar të drejtat e shqiptarëve dhe pakicave të tjera, duke u bërë zëri i atyre që kërkojnë respekt dhe barazi.


“Ju jeni mesazhi më i mirë që duhet të jepet për këtë zgjedhje,” tha Selës, duke iu referuar qytetarëve si dëshmitarë të ndryshimeve dhe sfidave që ka përjetuar komuniteti. Ai ka kritikuar ashpër ato forca politike që sipas tij janë të lidhura me influencat e huaja dhe ka bërë thirrje për një reagim të fortë nga populli.

Sela ka përmendur arritjet e mëparshme si simbole të bashkimit dhe suksesit të përbashkët, duke përfshirë zgjedhjen e kryeparlamentarit të parë shqiptar dhe miratimin e ligjit për gjuhën. Ai ka shprehur besimin e tij të plotë në kandidaturën e Bujar Osmanit dhe ka parashikuar një fitore të madhe në raundin e dytë të zgjedhjeve.

“Sonte nëpërmjet jush më mirë se çdo njeri tjetër na dëgjonë mirë te pallati i bardhë, se nuk ka 61. Nuk ka do ta ndalim huxhumin tuaj nga jeni nisur për t’i ndalë të drejtat e shqiptarëve, për t’i ndal të drejtat e pakicave tjera. Të dashur vllezër e motra ju jeni mesazhi më i mirë që duhet të jepet për këto zgjedhje, ju e keni parë si Mickoski me VMRO-në, Levicën e të tjerë dhe me disa kukulla që i ka gjetë te shqiptarët që ngjajnë me kukullat ruse. Bilalli ka hyrë te Izeti, e Izeti te Bekimi, Bekimi te Arbeni, e Arbeni te Afrimi e bashkë të paketuara në valixhen e Mickoskit. Mosni vllezër dëgjoni mesazhin e këtij populli që është bërë bashkë sonte, sepse Fronti Europian është ëndrra e të gjitha komuniteteve në Maqedoninë e Veriut. Të Dashur vllezër edhe pak ditë duhet të jepni verdiktin që të bëheni pjesë e këtij bashkimi, që do të na sjellë vetëm të mira. Bashkë ishim kur e sollëm kryeparlamentarin e parë shqiptarë, e kur e sollëm ligjin për gjuhën, dhe bashkë do të ta çojmë Bujarin në raundin e dytë të zgjedhjeve dhe bashkë me të në 8 maj do të korrim fitore”,tha Sela.

VIDEO