Sela nga Dibra: Fronti Europian do ta bëjë akoma më të fortë betejën e të gjitha komuniteteve për barazi

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe bartësi i listës së deputetëve të Frontit Europian në njësinë e pestë zgjedhore, Zijadin Sela para qytetarëve të Dibrës potencoi se Fronti Europian do të bëjë akoma më të fortë betejën e të gjitha komuniteteve etnike për barazi të tërësishme mes qytetarëve të vendit.


“Fronti Europian është fronti i cili në të ardhmen do ta bëj akoma më të fortë betejën politike që e ka bërë blloku politik shqiptar, e tani bashkë me komunitetet tjera etnike në mënyrë që të arrihet sa më shpejt barazia e tërësishme ndërmjet qytetarëve të këtij vendi, prandaj Fronti Europian është shumë i rëndësishëm si moment politik dhe natyrisht është për tu përshëndetur të gjithë ata të cilët dhanë kontribut për tu arritur ky Front Europian. Nuk kemi kundërshtar asnjë nga partitë politike shqiptare, asnjë nga pakicat tjera etike, betejën kryesore me atë subjekt politik i cili mundohet që të marr numër absolut5 të përfaqësimit politik dhe atë e thonë zëshëm në çdo paraqitje të tyre publike, 61 deputet përmendin”, ka thënë Ziadin Sela, bartës i listës në njësinë zgjedhore numër pesë.